Aktualitet

Basha me banorët e Zall-Herrit: Qytetarë të varfër, korrupsion i lartë! Ndëshkimi i të korruptuarve, fillimi i ndryshimit që presin shqiptarët

Shkruar nga Liberale

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në vijim të takimeve u ndal dhe bisedoi sot me fermerët e zonës së Zall Herrit në Tiranë.

Basha ka ndarë disa foto nga takimet ndërsa shkruan se ku dëgjuar problematikat me të cilat fermerët përballen çdo ditë.

Sipas Bashës, mungesa e mbështetjes nga fondet e bujqësisë, mungesa e tregut dhe rënia e fuqisë blerëse, janë shqetësimet bazë të fermerëve për të cilat thotë se marrin zgjidhje kur ti jepet fund pandëshkueshmërisë së korrupsionit në nivelet e larta.

"Kënaqësi të bashkëbisedoja me banorë të Zall Herrit në Tiranë. Ata përballen sot me vështirësi të shumta që nga mungesa e mbështetjes për bujqësinë, mungesa e tregut dhe vendeve të punës, rënia e fuqisë blerëse etj. Edhe fondet që akordonte BE për bujqësinë u pezulluan sepse babëzia e kësaj qeverie, nuk ndalet para abuzimit edhe me lekët që jep Europa. Qytetarë të varfër, korrupsion i lartë. Ky është realiteti sot në Shqipëri. Fundi i pandëshkueshmërisë së korrupsionit në nivelet e larta, është fillimi i fundit të tranzicionit dhe ndryshimi i vërtetë që shqiptarët presin", - shkruan Basha në postimin e tij.

 

Liberale Newsroom

Poll
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH