
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Çorovodë. Një banesë ka marrë flakë, ndërsa 66-vjeçari që ndodhej brenda ka humbur jetën si pasojë e asfiksimit. Policia thotë se ende nuk dihen shkaqet e zjarrit në banesë dhe po hetohet për zbardhjen e plotë.
“Gjatë natës, në lagjen “Çlirim”, Çorovodë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I.Sh., 66 vjeç. Si pasojë e flakëve dhe asfiksimit ka ndërruar jetë shtetasi I.Sh. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”– njofton policia e Skraparit.