Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla gjatë vizitës në Shkup u prit në një takim të veçantë nga Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Gjatë takimit, Balla dhe Presidenti Pendarovski ndanë vlerësimin e përbashkët se shengeni rajonal është një domosdoshmëri historike për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
"Gjatë vizitës në Shkup u prita në një takim nga Presidenti i Maqedonisë së Veriut SHTZ Stevo Pendarovski. Ndamë me Presidentin vlerësimin e përbashkët se shengeni rajonal është një domosdoshmëri historike për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, me fokus në zgjerimin hapësirës së lirisë së lëvizjes për njerëzit, mallrat, shërbimet, kapitalet etj", shkruan Balla.