Globi

Avokati italian arrestohet pasi shtrëngoi duart me klientin shqiptar

Shkruar nga Liberale
Avokati italian arrestohet pasi shtrëngoi duart me klientin shqiptar

Një avokat i njohur në Treviglio të Italisë përfundoi në pranga, pasi akuzohet se i shiti gjysmë gram kokainë një të burgosuri në burgun e Bergamos.

Avokati Gianni Ferriero ia dha drogën të burgosurit shqiptar, me anë të një shtrëngimi duarsh në fund të një interviste midis tij dhe klientit.

Avokati 46-vjeçar, ish-zëvendës prokuror nderi në Brescia, ishte monitoruar prej kohësh nga Brescia Guardia di Finanza, koordinuar nga Zyra e Prokurorit Publik të Bergamos, si pjesë e një hetimi që synonte hedhjen dritë mbi futjen e paligjshme të drogës dhe celularët në Bergamo.

Arrestimi ka ndodhur direkt në burg, ku avokati kishte shkuar për të takuar një nga klientët e tij.

Pas kontrollit në shtëpinë dhe makinën e tij u gjetën gjysmë kile hashash dhe marijuanë, si dhe tetë gram kokainë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH