Nënkampionët gjetën rrjetën në pjesën e parë me anë të Gabriel Martinellit, por goli i brazilianit u anulua nga VAR-i për pozicion të parregullt.
Sfida ishte tepër e luftuar, rastet e pastra munguan, por Arsenali ia doli të gjentë golin e fitores në minutën e 69’.
Me Trossard, i cili goditi menjëherë pas asistit të marrë nga Bukayo Saka. Duke shtangur portierin Pickford dhe duke nisur festën e tifozëve të Arsenalit në “Goodison Park”.
Katër fitore, një barazim dhe 13 pikë për Gunners pas javës së pestë në Premier League, ndërkohë që Evertoni mbetet i treti nga fundi me vetëm një pikë.