Aktualitet

Arrestohet 20-vjeçari nga Mirdita, i pesti i grupit të drogës

Shkruar nga Liberale
Arrestohet 20-vjeçari nga Mirdita, i pesti i grupit të drogës

Policia e Lezhës ka arrestuar një 20-vjeçar, pjesë e nje grupi të akuzuar për prodhim dhe shitje narkotikësh që u godit në muajin mars gjatë operacionit “Shkëmbimi”.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike sherbimet e Policisë së D.V.P Lezhë, kanë ekzekutuar urdhrin e ndalimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin F.P.,20 vjeç, banues fshatin Simon, Mirditë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas është bashkëautor me shtetasit O.K., E.Q., K.SH. dhe E.Gj., të cilët u arrestuan në flagrancë gjatë operacionit “Shkëmbimi”, në mars 2021, në Rreshen, duke shkëmbyer 1.7 kg lëndë narkotike canabis sativa.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH