Aktualitet

Arrestohen 2 turqit, çfarë u zbulua në anijen e tyre ankoruar në port

Shkruar nga Liberale
Arrestohen 2 turqit, çfarë u zbulua në anijen e tyre

Dy shtetas turq janë arrestuar nga Policia Kufitare pasi janë kapur në portin e Sarandës.

Njëri është kapiteni i një anije të ankoruar në portin e Sarandës, ndërsa tjetri dyshohet se kishte dokumente të falsifikuar.

Pas kontrolleve të ushtruara në anijen e ankoruar në Portin e Sarandës me kapiten 40-vjeçarin u gjet i fshehur i arrestuari i dytë, i cili kishte me vete dokumente të falsifikuara.

Njoftim i policisë

Policia Kufitare në bashkëpunim me Seksionin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Sarandë kanë arrestuar në flagrancë dy shtetas turq:

N.I., 31 vjeç, banues në Bodrum,Turqi.

E.A., 40 vjeç, banues në Bodrum, Turqi.

Policia Kufitare në bashkëpunim me Seksionin e Krimit pranë Komisariatit Sarandë, pas hetimeve dhe verifikimeve të kryera, si dhe pas kontrollit të ushtruar në anijen e ankoruar në Portin e Sarandës me kapiten shtetasin E.A, ka rezultuar se është gjetur i fshehur brenda këtij mjeti lundrues shtetasi N.I, ku pas kontrollit personal këtij të fundit i janë gjetur dokumente të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të shtetasit N.I për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, si dhe në ngarkim të shtetasit E.A për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH