Aktualitet

Arrestimi i zyrtarit të FBI-së dhe takimi tij me Ramën, Gjiknuri: Nuk faktohet përfshirja e autoriteteve shqiptare

Shkruar nga Liberale
Arrestimi i zyrtarit të FBI-së dhe takimi tij me Ramën, Gjiknuri:

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjinkuri gjatë konferencës së sotme për shtyp, është pyetur edhe për arrestimin e ish zyrtarit të lartë të FBI-së, hetimi i të cilit zbuloi se ai kishte marrë qindra dollarë nga një punonjës i SHISH, si dhe kishte zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama.

Sipas Gjiknurit, kjo është një përpjekje e opozitës për të hequr vëmendjen nga provat e reja që kanë dalë për 21 janarin dhe se zyrtari i lartë nuk ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk faktohet përfshirja e autoriteteve shqiptare.

"Kjo nuk ka lidhje me konferencën megjithatë si përfaqësues i lartë i PS-së, do flas nisur nga faktet e drejtësisë amerikane. Së pari është një tymnajë e fortë për të sfumuar pikërisht këto ngjarje dhe fakte të 21 Janarit. Së dyti mendoj se drejtësia amerikane e ka zbardhur atë çështje, ai ka qenë drejtues i lartë i zyrës më të rëndësishme të FBI-së në SHBA sepse mbulon financat botërore.

Zyrtari i lartë ka qenë njeri shumë i rëndësishëm dhe akuzohet për lidhjet e tij me pagesa të një oligarku rus dhe nuk ka lidhje me Shqipërinë, nuk faktohet përfshirja e autoriteteve shqiptare. Ajo e Nick Muzin, pavarësisht se aty s’përmenden emrat por po drejtohet gishti, rasti i është nënshtruar drejtësisë amerikane dhe asnjë se ka hedhur poshtë se paratë kanë origjinë ruse.

Etiketohet qartë se PD e asaj kohe ka përfituar para ruse, është një provë e faktuar. Problemi ka të bëjë se sa drejtë e ka zbatuar një zyrtar amerikan detyrën e tij por jo të bësh fajtor kryeministrin e Shqipërisë dhe zyrtarë të tjerë që e kanë takuar.

Mos të ngatërrojmë dosjen e provuar të Muzin me çështje të tjera që janë duke u hetuar. Ky lajm ka rëndësi për Amerikën dhe nuk ka lidhje me gjëra të Shqipërisë, jo këto historitë qesharake të Sali Berishës dhe ky që na lëvizka të gjithë zinxhirin e çështjes së Muzin apo aq më tepër të një zyrtari, kundër interesave të Amerikës", tha Gjiknuri.

Liberale Newsroom

Poll
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH