Aktualitet

Arratiset Moisi Habilaj në Itali!

Shkruar nga Liberale
Arratiset Moisi Habilaj në Itali!

Moisi Habilaj është arratisur në Itali pasi Policia shkoi për t’a rikthyer në burg pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Katanias.

Prej majit të vitit të kaluar Habilaj ishte në arrest shtëpie, por në dhjetor 2020 Apeli i Katanias konfirmoi dënimin e Shkallës së Parë me 15 vite e 5 muaj dhe 5 ditë burg.

Grupi kriminal në të cilin bënte pjesë Habilaj operonte mes Shqipërisë e Siccilisë, për trafik kryesisht droge por edhe armësh luftarake.

Në këtë ccështje u implikua edhe ish-ministri i brendshëm, Saimir Tahiri që është kushëri me Habilajt, por ndryshe nga ta Tahiri llogaritë e hapura i ka vetëm me drejtësinë shqiptare

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH