Showbiz

Armina Mevlani: Shkëlzenin e pëlqeva pa e ditur fare se kush ishte

Shkruar nga Liberale

Blogerja e njohur, Armina Mevlani, është e hapur me fansat e saj.

Ajo u përgjigjet herë pas herë pyetjeve të tyre, duke mos preferuar të mbajë një qëndrim ‘konservator’.

Padyshim që kurioziteti është shumë i madh dhe nuk ka se si mos të lidhet me partnerin e saj, Shkëlzen Berisha.

Sot, Armina ka zbuluar se ata po bëjnë bashkë plot 9 vite.

Më tej ajo ka treguar se çfarë e ka tërhequr më shumë te Zeni që lidhja e tyre ka rezistuar kaq shumë.

“Që në momentin e parë që e kam parë jam tërhequr pa e ditur fare kush ishte… “

“Më pas me kalimin e kohës tek ai gjeta shumë gjëra… ndajmë të njëjtat këndvështrime për jetën, na pëlqejnë të njëjtat rutina, jemi romantike, ëndërrimtarë, nëse na lë bashkë kemi gjithmonë diçka për të folur dhe koha kalon shumë shpejt.

Ajo shton se tek ai, “plotësojmë njëri-tjetrin gjithmonë. Tek ai kam gjetur një partner në çdo gjë”, u është përgjigjur Armina fansave duke shuar kështu edhe më tej kuriozitetin e tyre.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH