Aktualitet

Anëtari i PD zbulon emrat e shpallur 'non grata' nga SHBA: Nga Flamur Noka te Damian Gjiknuri, Belinda Balluku, Olta Xhaçka ...

Shkruar nga Liberale
Anëtari i PD zbulon emrat e shpallur 'non grata' nga SHBA: Nga

Anëtari i Partisë Demokratike, Sidi Hasanaj tha se në mesin e listës së re me 13 persona që janë shpallur 'non grata' nga aleati strategjik i Shqipërisë, SHBA, janë eksponentë nga PD dhe PS.

Hasanaj nga emisioni “Studio live” në Report Tv tha se nga Rithemelimi non grata është shpallur Flamur Noka, kurse nga PS përmendi Belinda Ballukun, Damian Gjiknurin dhe Olta Xhaçkën.

“Ashtu sikurse qarkullon prej kohësh në burime gazetareske është një listë me 13 persona, të cilët janë nëse më lejohet, nga Rithemelimi Flamur Noka, me sa kam informacion janë 2 pronarë meidash njëri pronar medie kombëtare, një biznesmen nafte i cili ka thyer embargo me Rusinë duke bërë një mekanizëm që e merr nga India naftën ruse. Dhe ka dhe deputetë të tjerë eksponentë ku zoti Gashi e tha flitet për Ballukun dhe Damian Gjiknurin, me sa di unë është dhe Olta Xhaçka. Njeriu përgjegjës IPARD përveç që shkarkohet mund të shpallet dhe non grata. Pra është Frida Krifca”, tha Hasanaj.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH