Globi

Analistja amerikane: Vuçiç do të humbasë mbështetjen perëndimore

Shkruar nga Liberale
Analistja amerikane: Vuçiç do të humbasë
Analistja amerikane, Ivana Stradner për mes një postimi në llogarinë e saj në Twitter është shprehur se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç do të humbasë mbështetjen perëndimore dhe fuqia e tij do të fillojë të bie. Në postimin e saj Stradner ka shprehur shqetësimin për lirinë e shprehjes në Beograd të cilën e ka cilësuar se po bëhet si në Bjellorusi. “Jam vërtet e shqetësuar për gjendjen e lirive në Serbi, e cila po kthehet ngadalë në Bjellorusinë e Lukashenkos. Çdo ditë njerëzit raportojnë se ftohen të flasin me policinë për postimet e tyre në mediat sociale. Çfarë tjetër mund të presësh nga i mentori i Millosheviçit që është në pushtet tani. Por shënoni fjalët e mia, Vuçiç përfundimisht do të humbasë mbështetjen perëndimore dhe fuqia e tij do të fillojë të bie. Atëherë ai do të tregojë personalitetin e tij të pamëshirshëm”. “Pse? Sepse pa një pushtet absolut ai nuk është asgjë. Dhe me të vërtetë e kam fjalën. Ai nuk ka pasur asnjë punë tjetër përveçse në politikë”, ka thënë ajo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH