Aktualitet

Alibeaj: E vetmja fitore e Berishës, ajo ndaj “armiqve të brendshëm”, si në komunizëm. Ka në kurriz “non gratën”

Shkruar nga Liberale
Alibeaj: E vetmja fitore e Berishës, ajo ndaj “armiqve të
Kryetari grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj përmes një postimi në Twitter ka reaguar për protestën e djeshme të Berishës. Ai është shprehur se Sali Berisha e ka përçarë PD-në dhe e vetmja fitore e tij është ajo ndaj “armiqve të brendshëm” si në komunizëm. Gjithashtu Alibeaj tha se në kurriz të tij është “non grata” e firmosur nga SHBA-ja. “Berisha në një dalje për mediat tha se Alibeaj është në dorë të Ramës, ndërsa thekson se i janë vënë disa kushte të tmerrshme, të cilat s’i bëri të ditura. Revanshi dhe gjuha e helmët e Sali Berishës ndaj atyre që mendojnë ndryshe nga ai, nuk e bën atë të ndryshëm nga Sali Berisha që bënte paqe dhe marrëveshje, p.sh. me Fatos Nanon dikur. Një tjetër i shpallur “armik” i madh, me të cilin u puth pa të keq më pas. Veçse këtë herë, me një PD që e përçau dhe sakatoi, siç deshi dhe për aq sa e do, e vetmja fitore e Sali Berishës është ajo ndaj “armiqve të brendshëm”, si në komunizëm. Është e qartë për çdo qytetar se rruga për largimin e Edi Ramës nuk kalon nga përçarja e opozitës por vetëm drejt bashkimit të saj! Bashkimit rreth vlerave të qytetarisë politike. Kush bën sikur nuk e kupton, thjesht përdor kauzën e opozitës, shpërdoron besimin e demokratëve veç për interes personal të vetin apo enturazhit të vjetërsuar politik. Sa për “kushte të tmerrshme”, po e kam një! Ajo që i rëndon si peshë atij e që do t’ua hedhë në kurriz mua dhe demokratëve: “non grata” e firmosur nga SHBA. Ky është kusht ‘sine qua non’”, ka shkruar Alibeaj.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH