Aktori Kostas Nikouli ishte së fundmi i ftuar në emisionin “The 2night show”, ku ka treguar origjinën e tij shqiptare.
Ai ka theksuar se ndihet krenar që është shqiptar, duke shtuar se në Greqi nuk është ndjerë i huaj apo ndryshe nga të tjerët.
"Emri im nuk tradhton asgjë. Personalisht dua që mbiemri të jetë Nikouli dhe jo Nikoulis, të kujtoj se nga vij. Në ID shkruante Nikouli dhe ky doja të ishte mbiemri im. Jam krenar që jam shqiptar. Isha i hapur që në momentin e parë dhe nuk u ndjeva si i huaj apo ndryshe nga të tjerët”, është shprehur ai.
Burimi: "Abc News"