Showbiz

Çfarë e lidh me të?! Akuzat ndaj At Nikolla Xhufkës, Laert Vasili: Pema me kokrra gjuhet

Shkruar nga Liberale
Çfarë e lidh me të?! Akuzat ndaj At Nikolla Xhufkës, Laert

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë aktori i njohur dhe njëkohësisht finalisti i “Big Brother VIP Albania 4”, Laert Vasili. Ai ka folur më shumë për karrierën e tij artistike, rrugëtimin e tij në këtë edicion të reality show, mendimin e tij për fituesin, Gjestin, por dhe shumë më tepër… 

Çfarë të lidh me At Nikolla Xhufka? Se thuhet se ai nuk është prift ortodoks… 

Po çfarë është, hoxhë? 

Madje ka dalë në një emision investigativ, ku e akuzonin për disa gjëra. Flitet shpesh se nuk është prift. A ke dijeni nëse është apo jo prift ortodoks? 

Unë di që është Kryepeshkop i Kosovës, i Kishës Autoqefale Ortodokse të Kosovës. Unë këtë di. Dhe përderisa kryetari i Bashkisë së Prishtinës e pret në takim zyrtar, është pak mbi mua. 

Zyrtarët edhe në Shqipëri edhe në Kosovë, kanë pritur edhe njerëz lidhur me krimin që sot i ke në burg. 

Ty të shqetëson fakti që falesh, i puth dorën At Nikolla Xhufkës, kur ky individ pak më parë është përfshirë në një investigim në një emision investigativ? 

Në çfarë është përfshurë? 

Në shumë gjëra, një nga këto është dhe orientimi i tij seksual… 

Po ç’të duhet me këtë?! Unë di që pema që ka kokrra gjuhet. Pema që nuk ka kokrra nuk gjuhet, se nuk ka se çfarë të rrëzojë. 

Pra ti thua që politikanët që gjuhen gjatë gjithë kohës, janë me shumë kokrra? Apo kanë dhe gabime? 

At Nikolla Xhufka si i ka kokrrat? 

Ashtu siç i përfytyron ti. /TAR/ 

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH