Showbiz

VIDEO - Momenti i rrëzimit ‘spektakolar’ të Salsano Rrapit në skenën e Bulqizës

Shkruar nga Liberale

VIDEO - Momenti i rrëzimit ‘spektakolar’ të Salsano Rrapit

Episodi i pazakontë ndodhi në Bulqizë gjatë një aktiviteti festiv, ku aktori i njohur i humorit, Salsano Rrapi, u rrëzua nga skena në sy të të gjithëve.

Ngjarja ndodhi në kulmin e një skeçi komik, kur Salsano, në stilin e tij karakteristik, bëri një lëvizje si për t’u hedhur mbi publikun.

VIDEO - Momenti i rrëzimit ‘spektakolar’ të Salsano Rrapit

Në momentin që ndaloi, ai humbi ekuilibrin dhe rrëshqiti nga skena, duke përfunduar në tokë. E habitshme ishte se asnjë prej të pranishmëve nuk ndërhyri për ta ndihmuar, duke menduar ndoshta se gjithçka ishte pjesë e shfaqjes.

Vetë Rrapi u ngrit pas disa sekondash dhe e vazhdoi skeçin si një profesionist i vërtetë, mes të qeshurave dhe duartrokitjeve.
Fatmirësisht, aktori nuk pësoi dëmtime serioze, por incidenti solli edhe një reflektim për masat e sigurisë në evente publike.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH