Në një bisedë të hapur me ndjekësit e saj në Instagram, Orinda Huta ka treguar për një nga dëshirat më të mëdha të familjes së saj të sjellë në jetë një motër apo vëlla për vajzën e tyre, Atara.
E pyetur nga një ndjekës nëse do të donte një fëmijë tjetër apo do të qëndronte me një, Orinda u përgjigj sinqerisht:
“Patjetër që duam, por nuk po vjen. Lutemi çdo natë me Ataren që të jetë në planin e Zotit.”