Showbiz

Elia Zaharia nis pushimet, larg luksit! Ku është arratisur ish-princesha dhe ja kush e shoqëron (FOTO)

Shkruar nga Liberale

Elia Zaharia nis pushimet, larg luksit! Ku është arratisur

Vetëm pak ditë më parë, shkruam për pushimet e Princ Lekës me partneren e tij të re dhe vajzën e tij, Geraldina. Çifti zgjodhi Ksamilin për të shijuar disa ditë relaksi së bashku, duke na konfirmuar kështu edhe raportin e mirë që Blerta, e dashura e re ka me vajzën e tij.

Elia Zaharia nis pushimet, larg luksit! Ku është arratisur


Është radha e Elias që të bëjë pushime, pasi Geraldina e vogël është kthyer nga udhëtimi me babain.

Elia Zaharia nis pushimet, larg luksit! Ku është arratisur

Në rrjetet sociale, Elia ka preferuar që të tregojë shumë pak nga ditët e saj të relaksit. Por ajo që vëmë re është që destinacioni nuk ka qenë këtë vit as jashtë shtetit dhe as jugu i vendit.

Elia Zaharia nis pushimet, larg luksit! Ku është arratisur

Në Instagramin e aktores shihet se destinacioni është diku në zonën e Durrësit dhe veç vajzës së saj, bashkë me to është edhe një mikeshë e saj.

Elia Zaharia nis pushimet, larg luksit! Ku është arratisur

Në postimet e bëra, Elia është treguar e rezervuar, duke preferuar që mos të publikojë foto me bikini, por vetëm e veshur. Qëkur mes çiftit filloi kriza, Elia dhe Princi nuk i bënë më pushimet së bashku, që para se të divorcoheshin.

Elia Zaharia nis pushimet, larg luksit! Ku është arratisur

Por duket se ndryshimi i statusit të saj civil, ka sjellë edhe një ndryshim edhe në pushimet e saj. Nëse më përpara shfaqej në destinacione disi më të zgjedhura dhe elitare, këtë herë, Elia ka preferuar pushime të qeta, në një destinacion të afërt me Tiranën dhe me mikeshën e saj. Mesa duket qetësia ka qenë një preferencë për të këtë verë, ndryshe nga aventurat e mëparshme. Pas një periudhe të ngarkuar në jetën private, pas përfundimit të gjyqit me ish-bashkëshortin, Elia Zaharia ka nisur kështu pushimet për këtë verë.

Elia Zaharia nis pushimet, larg luksit! Ku është arratisur

Aktorja e njohur foli për jetën e saj të re, karrierën dhe angazhimet, pas divorcit me Princ Lekën. Elia tha se periudha e divorcit ishte një periudhë komplekse për të.

Elia Zaharia nis pushimet, larg luksit! Ku është arratisur

Duke mos dashur të japë detaje lidhur me situatën, Elia tha se ndihet shumë me fat për mbështetjen e pakushtëzuar që ka marrë dhe merr nga familja e saj në çdo hap të jetës.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH