Globi

Aksident në Itali, shuhet i riu shqiptar

Shkruar nga Liberale
Aksident në Itali, shuhet i riu shqiptar

Një aksident fatal i ka marrë jetën një 29 -vjeçari shqiptar në Itali. Sipas La Repubblica, aksidenti ndodhi në Torre Specchia, më 7 shtator.

Motori me të cilin po udhëtonte Aldo Gjoka, u përplas me një makinë Jaguar, me drejtues gjithashtu një shtetas shqiptar.

Si pasojë 29-vjeçari u përplas me murin rrethues të një prone private e motori shpërtheu në flakë, duke e lënë të vdekur në vend shqiptarin.

Prej vitesh, Gjoka jetonte në Leçe me familjen e tij dhe motorët ishin një ndër pasionet e tij më të mëdha.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH