Aktualitet

A do rihapet çështja e Kosovës në OKB? Rama: Përpjekje të kota, që nuk çojnë asgjëkundi

Shkruar nga Liberale
A do rihapet çështja e Kosovës në OKB? Rama:

Kryeministri Edi Rama i konsideron të kota përpjepjekjet e Serbisë dhe Rusisë për të rihapur çështjen e Kosovës në OKB.

Në një intervistë për emisionin Real Story në ABC News, Rama tha se Kosova e ka fituar luftën dhe Kosova Republikë, është konfirmuar edhe nga vetë Gjykata ndërkombëtare dhe kjo është pa kthim.

“Janë përpjekje të kota, propagandistike, por që nuk çojnë asgjëkundi, Kosova e ka fituar luftën dhe Kosova Republikë, është konfirmuar edhe nga vetë Gjykata ndërkombëtare dhe kjo është pa kthim. Çështja është që Kosova nuk po fiton dot paqen, nuk po arrin dot që paqen ta kthejë në një aset për t’u konfirmuar ndërkombëtarisht dhe për t’u zhvilluar në të gjitha drejtimet.

Pra, po preferon një situatë as luftë as paqe, ndërkohë që ka fituar luftën.” u shpreh Rama në intervistën për gazetarin Sokol Balla.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH