Sociale

73-vjeçari nga Tirana kërkon grua në TV, kriteret e vendosura prej tij: Të jetë e sinqertë dhe të mos ketë ndonjë lidhje të vjetër

Shkruar nga Liberale
73-vjeçari nga Tirana kërkon grua në TV, kriteret e vendosura

Ai nga martesa e kaluar ka vetëm një vajzë, e cila jeton prej vitesh në Itali. 73-vjeçari nga Tirana Petro Prifti, kërkon një partnere. Ai ka prezantuar veten dhe ka treguar historinë e jetës së tij, e cila ka qenë tepër e vështirë, ku i ka humbur të gjithë njerëzit e dashur.

Petro kërkon një partnere që të jetë e sinqertë dhe të ketë mbyllur historitë e vjetra që mund të ketë pasur. “Quhem Petro Prifti, jam i datëlindjes 50, jam 73 vjeç. Jeta nuk më ka shkuar vaj sepse kam pasur fatkeqësi të ndryshme. Vdiq babai, vdiq gruaja, vdiq nëna, e fundit ishte vajza që vdiq në moshën 35 vjeçe”.

Gjatë gjithë kësaj kohe kam ndenjur kështu i vetmuar, të dashurit e mi më lanë vetëm, kështu e përballova vetë gjithë atë siklet aq të madh. Unë jam martuar në ’78-ën, edhe deri në ’97-ën ishim në rregull. Në ’97-ën sëmuret graja derisa vdiq në 2003.

“Unë fillimisht kam punuar në ofiçinën e Ministrisë së Brendshme, mekanik. Pastaj mora një drejtim tjetër, drejtor i Postës Post Tranzit i Tiranës, një nga Kuçi i Vlorës, një burrë i mirë, Bajram Peçi më njihte, njihte aftësitë e mia dhe më bëri shef të shpërndarjes së gazetave, deri në fund të ’92-’93-shit”.

“Para se të më vdiste gruaja, unë vazhdoja punën. Vdiq gruaja, mori fund dhe puna, më hoqën nga puna. Ngelëm pastaj rrugëve duke shitur gazeta dhe me siklete të mëdha, i nxora të dyja vajzat me shkollë të lartë. Njërës i dhashë shkollën e infermierisë, tjetrës i dhashë teknologe ushqimesh në Institutin Bujqësor. Kësaj teknologes nuk i eci fare, e hëngri sëmundja, kurse tjetra vazhdon në Itali 20 vite”.

“Vajza thotë baba ti ke nevojë për një njeri, por mendoje mirë se kushedi se si është kjo grua. Unë për moshën që kam, dua që të jetë e sinqertë, ti ketë mbyllur dashuriçkat që ka, të mos ketë ndonjë lidhje të vjetër që vazhdon ta ketë dhe e ruan atë dhe e nxjerr nga xhepi si në domino kur nxirret guri i fundit”, thekson ai.

“Dua që je me mua, je me mua. Dalim bashkë, dalim. Gatuajmë bashkë, s’gatuajmë. Unë kam nevojë për një njeri që të bashkëjetoj me të. Po s’na u puq, detyrimisht do shkëputemi, po shkoi pas avazit, unë jam i urtë, por mosha nuk më lejon të bëj gabime sepse nuk më lejon koha t’i korrigjoj", thotë ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH