Nga Sowmya Mani
Sipërmarrësi dhe investitori Naval Ravikant rekomandon këto shtatë libra për mësime mbi jetën, shkencën, filozofinë dhe më shumë.
Sipërmarrësi dhe investitori Naval Ravikant ka investuar në mbi 100 startup dhe është bashkëthemelues i AngelList. Ai është i njohur për bisedat, podcast-et, tweet-et dhe esetë e tij mbi lumturinë, pasurinë dhe jetën, të cilat janë përmbledhur në një libër falas të quajtur "The Almanack of Naval Ravikant".
Në shumicën e intervistave dhe bisedave të tij, një gjë që të tingëllon qartë është dashuria e Naval-it për të lexuar. Ai filloi të lexojë në shtëpinë e gjyshit të tij që në fëmijëri dhe sot kalon të paktën një orë duke lexuar në ditë.
Këtu janë shtatë libra të rekomanduar nga Naval Ravikant:
1. Poor Charlie's Almanack: The Wit and Wisdom of Charles T. Munger
Kjo është biografia e Charles Munger, i cili është nënkryetar i Berkshire Hathaway. Ai u trajnua si meteorolog gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe studioi drejtësi në Harvard. Prandaj, mendimi i tij është unik dhe fjalimet e tij të mprehta e bëjnë këtë libër shumë interesant.
Naval e rekomandon këtë libër në Almanakun e tij dhe thotë: “Megjithëse është një libër biznesi, në të vërtetë është vetëm këshilla e Charlie Munger për të kapërcyer veten për të jetuar një jetë të suksesshme dhe të virtytshme. Një pjesë e biografisë dhe një pjesë e koleksionit të fjalimeve të Charlie, ky është i vetmi libër për Munger që ju nevojitet.
2. Meditime nga Marcus Aurelius
Ky libër ishte shkruar në greqisht dhe në fakt nuk kishte për qëllim të botohej kurrë. Ai thellohet në mendjen e perandorit dhe filozofit romak Marcus Aurelius dhe përfshin reflektimet e tij shpirtërore ndërsa ai përpiqej të kuptonte veten dhe universin. Ai konsiderohet si një nga librat më të mëdhenj të filozofisë sot.
Në emisionin televiziv "The Tim Ferriss Show", Naval e quajti këtë libër “libri që të ndryshon jetën”.
“Ja një djalosh që ishte ndoshta qenia njerëzore më e fuqishme në tokë në kohën kur jetoi, dhe po i shkruante vetes ditarin e tij, duke mos pritur që ai të botohej. Kur hapni këtë libër, kuptoni se ai kishte të njëjtat probleme dhe të njëjtat beteja mendore si ju, dhe ai po përpiqej të ishte një person më i mirë. Dhe kështu që aty e kuptoni mirë, suksesin dhe fuqinë,” i tha ai Naval Ferriss-it.
3. Ndikimi: Psikologjia e Bindjes nga Robert Cialdini
Ky është një libër për të kuptuar pse njerëzit thonë "po". Nëpërmjet kërkimit të tij 35-vjeçar duke vëzhguar njerëzit, Cialdini doli me disa arsye për artin e bindjes. Ai parashtron gjashtë parime dhe ju mëson se si të bindni.
Në një intervistë, Naval e quajti këtë një nga librat më të mirë të shkruar ndonjëherë. “Është një nga librat më të mirë të biznesit dhe aftësive të shkruara ndonjëherë. Unë ua rekomandoj të gjithëve.”
4. Siddhartha nga Herman Hesse
Ky libër flet për udhëtimin e Siddhartha-s, një djali të ri në rrugën e iluminizmit. Ky libër është vendosur në kohën e Gautama Budës, i cili kalon nëpër faza të ndryshme të jetës, si djalë, tregtar, dashnor dhe baba.
Naval thotë se ai shpesh ua dhuron këtë libër njerëzve. “Më pëlqen ky si një libër klasik mbi filozofinë, një hyrje e mirë për dikë që sapo e ka filluar filozofinë. Unë kam dhënë më shumë kopje të këtij libri se çdo libër tjetër”, thotë ai në Almanack.
5. Fillimi i pafundësisë: Shpjegime që transformojnë botën nga David Deutsch
Ky libër i fizikanit David Deutsch flet për çdo fushë të shkencës, si dhe për historinë e qytetërimit, artit, politikës etj.
Sipas përmbledhjes së librit, “…Fillimi i Pafundësisë eksploron dhe vendos lidhje të thella midis ligjeve të natyrës, gjendjes njerëzore, njohurive dhe mundësisë për përparim”.
Pothuajse në të gjitha intervistat e tij, Naval e rekomandon këtë libër.
6. Mendime goditëse nga Bruce Lee
Ky libër përmban sekretet e suksesit të Bruce Lee, një aktor, artist luftarak dhe filozof. Ai mbulon një sërë temash, nga spiritualiteti te çlirimi personal, dhe flet për sfidat e tij dhe mënyrën se si ai i kapërceu ato.
Në shfaqjen e Tim Ferriss, Naval e rekomandoi këtë libër.
“Bruce Lee shkroi një filozofi të madhe.
Striking Thoughts është një libër që është një përmbledhje e mirë e disa prej filozofive të tij.”
7. Profeti nga Kahlil Gibran
Ky libër është një përmbledhje prej 26 esesh poetike të Gibran-it, i cili u quajt "Rapsodi i Rrugës së Uashingtonit" sipas këtij libri, të cilit iu deshën 11 vjet për t'u shkruar. Esetë janë filozofike, shpirtërore dhe frymëzuese.
Në Almanakun e tij, Naval e quan këtë një "vëllim vigan religjiozo poetik modern".
“Është atje lart me Bhagavad Gita-n, Tao Te Ching-un, Biblën dhe Kuranin. Më pëlqeu ky libër. U ndjeva me të, si me librat e mëdhenj fetarë, ai më dha një përgjigje shumë të thellë, shumë filozofike, por mbi të gjitha shumë të vërtetë se si t'i qasemi problemeve kryesore në jetë”, thotë Naval. /Liberale.al
Përshtati: Dorian Sevo