Globi

Zyrtarët europianë kërkojnë heqjen e masave të Bashkimi Europian ndaj Kosovës

Shkruar nga Liberale
Zyrtarët europianë kërkojnë heqjen e masave të Bashkimi

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që t’iu japë fund të gjitha masave kundër Kosovës, si dhe të bëhet hetim i plotë për sulmin në Banjskë të Zveçanit.

Përmes një letre të publikuar më 13 dhjetor në platformën X, Kearns dhe 12 kryetarë të komiteteve të Parlamentit Evropian, kanë kërkuar që BE-ja të rikthejë bashkëpunimin e plotë me Qeverinë e Kosovës.

"Bojkotimi i zgjedhjeve komunale në krye me Listën Serbe, më 23 prill, sulmi ndaj KFOR-it më 29 maj, ndalim arbitrar i zyrtarëve të Policisë së Kosovës nga autoritetet serbe më 14 qershor, dhe sulmet në Banjskë më 24 shtator, shpërfaqin një formë agresioni, me qëllim të destabilizimit të Kosovës”, është thënë në letrën e nënshkruar prej Kearnsit dhe zyrtarëve tjerë evropianë.

BE-ja pati marrë masa ndëshkuese ndaj Kosovës me arsyetimin se ky vend nuk i ka përmbushur kërkesat e BE-së për shtesnionim të situatës.

Poll
SHQIPENGLISH