Globi

Ndërron jetë në moshën 116-vjeçare, gruaja më e vjetër në Japoni

Shkruar nga Liberale
Ndërron jetë në moshën 116-vjeçare, gruaja më e

Gruaja më e vjetër e Japonisë ka ndërruar jetë sot në moshën 116-vjeçare. E lindur në vitin 1907, Fusa Tatsumi kishte tre fëmijë me burrin e saj.

“Tatsumi vdiq sot në moshën 116 vjeçare,” konfirmoi për AFP një këshilltar në qytetin Kashiwara të Osakës.

Japonia është vendi i dytë, pas Monakos, vendi me më shumë njëqindvjeçarë, përkatësisht më shumë se 47,000.

Fusa Tatsumi u bë banorja më e vjetër e arkipelagut pas vdekjes së Kane Tanaka vitin e kaluar në moshën 119-vjeçare.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH