Aktualitet

Humbja e vajzës në aksident, Vangjel Tavo ka një mesazh prekës: Nuk urojmë kurrë që t’jua shpërblejmë mirënjohjen në të tilla rrethana

Shkruar nga Liberale
Humbja e vajzës në aksident, Vangjel Tavo ka një mesazh

Pak ditë pasi ish-deputeti Vangjel Tavo humbi vajzën e tij të madhe në një aksident tragjik, ka reaguar në rrjetet sociale përmes një postimi. Tavo falenderoi miqtë dhe të gjithë ata që iu gjendën pranë në ditët më të vështira të jetës. Eva Tavo, vetëm 24 vjeçe, humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik në Maqedoninë  e Veriut më 28 nëntor. E reja ishte pasagjere në një automjet tip ‘Audi’ që po udhëtonte nga Tetova drejt Shkupit. Eva  ishte vajza e madhe e ish-deputetit, mamaja e së cilës vite më parë kishte ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë.

Postimi i Tavos:

Të nderuar të afërm, miq, e dashamirës,

Asgjë nuk e zhbën humbjen e madhe të familjes sonë por mbështetja juaj tejet njerëzore dhe e pakufi ka qenë ngushëllim i rëndësishëm e domethënës për të gjithë ne.

Shprehim mirënjohjen e thellë për gjithësecilin prej jush për respektin që treguat, duke e vlerësuar tej mase që erdhët nga të gjitha qytetet e vendit, si edhe nga shumë shtete jashtë kufijve, për të na u gjendur pranë e duke na u bërë krah.

I shprehim mirënjohjen edhe të gjitha autoriteteve dhe instancave zyrtare, të cilat u angazhuan maksimalisht për të na asistuar në çdo nevojë.

Nuk urojmë kurrë që t’jua shpërblejmë mirënjohjen në të tilla rrethana, por vetëm në të mira e gëzime për ju dhe familjen tuaj!

Me përulje, mirënjohje dhe respekt të thellë për të gjithë ju.

Vangjel Tavo dhe Familja

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH