Globi

FOTO/ Ishte i pajisur me një defibrilator: 27-vjeçari ndërron jetë në pishinë

Shkruar nga Liberale

Tragjedia ndodhur dje në kompleksin e pishinave në 'Villa Camilla': të kota kanë qenë tentativat për ringjalljen e të riut, të bëra nga emergjenca.

Ai do të ishte rrëzuar ndërsa ishte në pishinën e qendrës sportive. 27-vjeçari ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në Bari pasi u sëmur teksa ndodhej në pishinën e palestër dhe Wellness 'Villa Camilla', në lagjen Poggiofranco.

I riu, raporton Ansa, u shpëtua fillimisht nga rojet e qendrës: pasi e nxorrën nga uji, u përpoqën ta ringjallnin edhe duke përdorur një defibrilator me të cilin ishin pajisur. Çka do të thotë i riu vuante nga zemra. Pak pas orës 11.30, ekipet e shpëtimit kanë ndërhyrë dhe kanë tentuar për një kohë të gjatë për të ringjallur 27-vjeçarin.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia, prokurori dhe mjekësia dhe po hetojnë rastin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH