Globi

50 të vdekur nga sulmet gjatë natës në Gaza, ambasadori izraelit në OKB: Hamasi janë si nazistët

Shkruar nga Liberale
50 të vdekur nga sulmet gjatë natës në Gaza, ambasadori

Ambasadori izraelit në OKB, Gilad Erdan, tha se Hamasi janë nazistët e sotëm, teksa foli në mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit

"Brutaliteti i krimeve nuk është e vetmja gjë që nazistët e egër të Hamasit ndajnë me nazistët gjermanë," u shpreh ai.

Forcat tokësore izraelite hynë më thellë brenda Gazës të hënën, duke përparuar me tanke dhe autoblinda drejt qytetit kryesor të këtij territori, si dhe duke liruar një ushtare që mbahej e burgosur nga militantët e Hamasit.

Kryeministri izraelit refuzoi thirrjet për armëpushim, ndërsa sulmet ajrore godisnin pranë spitaleve ku mijëra palestinezë janë strehuar së bashku me të plagosurit.

Gjatë natës, sipas mediave të huaja rreth 50 persona u vranë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës, përfshirë këtu edhe fëmijë. Në qytetin jugor të Rafah, të paktën 27 persona u vranë në dy sulme në ndërtesa banimi, njoftoi agjencia e lajmeve Wafa.

18 persona të tjerë humbën jetën nga një bombë në zonën Al Zawaida dhe shtatë në lagjen Al Zaytoun. Tre persona, përfshirë një djalë 6-vjeçar, u vranë në një tjetër bastisje në pjesën veriore të Rripit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH