Aktualitet

15 mijë kuota të lira, shpallen fituesit e raundit të dytë në universitete

Shkruar nga Liberale
15 mijë kuota të lira, shpallen fituesit e raundit të dytë

Shpallen fituesit e raundit të dytë në universitete. . Kandidatët fitues kanë në dispozicion 5 faza 48 orëshe regjistrimi, duke nisur nga data 3 deri më 12 Tetor.

Më 1 Tetor studentët mund të bëjnë ankimim nëse kanë pakënaqësi për pikët, ndërsa në datat 3 deri më 12 Tetor duhet të bëjnë regjistrimin në sekretaritë e fakulteteve ku janë shpallur fitues.

Ndërkohë që më 30 Shtator listat do të shpallen edhe në faqen u-albania, ku kandidatët nëpërmjet sistemit njoftohen dhe se sa larg vijës së kuqe janë në ndonjë degë tjetër që e kanë më të preferuar.

Maturantët edhe në këtë raund të dytë kanë garuar në 10 degë, dhe për arsye të plotësimit të kritereve, i njëjti kandidat është shpallur fitues njëkohësisht në disa degë, sipas sistemit të aplikimit.

Pas regjistrimit të tyre do mbeten sërish kuota bosh, duke u dhënë mundësinë të fitojnë atyre që janë poshtë vijës së kuqe.  Në këtë raund të dytë janë rreth 9300 maturantë në garë, ndërsa kuota të lira përfshi edhe universitetet private janë 15 mijë.

Vetëm në fakultetet kryesore publike të Tiranës janë 3.800 kuota të lira.

Kuotat e lira në universitetet publike

Universiteti i Mjekësisë                 185 kuota te lira

Universiteti Politeknik                    661 kuota te lira

Universiteti i Tiranës                       1,965 kuota te lira

Universiteti Bujqësor                     1,125 kuota te lira

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH