Një dëshmitar okular përshkruan sjelljen e çuditshme të gruas që doli nga ndërtesa rreth orës 17.00. duke luftuar për të mbajtur objektin e rëndë. “Ajo po mundohej të ngrinte valixhen dhe ne menduam se ishte sepse ishte e rëndë dhe ajo ishte e hollë. Nuk na shkonte as në mendje se brenda kishte një kufomë. Ishte ora 17:00 dhe ajo po ecte me valixhen. Madje në një moment ajo e la jashtë një kafeneje dhe shkoi në furrën përballë për të blerë një briosh, sikur asgjë të mos kishte ndodhur". E dyshuara, e cila shihet në videon në fjalë e veshur me atlete të bardha dhe një xhup gri, u arrestua të shtunën në mëngjes në Bois-Colombes, një komunë franceze në departamentin Hautes-de-Seine, së bashku me motrën e saj. Të dyja të arrestuarat janë të moshës nga 20 deri në 30 vjeç. Një tjetër element që shqetëson autoritetet janë numrat misterioz "1" dhe "0" të gjetur në trupin e Lolës së vogël, jo të gdhendur apo të pikturuar në trupin e pajetë, por të "ngulitur" me një lloj "pajisje", sipas një burimi të policisë, cituar nga kanali francez BFMTV. Trupi i 12-vjeçares u gjet vetëm disa orë pasi prindërit e denoncuan për zhdukjen e saj. Nëna e saj iku me shpejtësi tek autoritetet, duke shpjeguar se vajza e saj nuk ishte kthyer nga shkolla. Hetuesit policorë gjetën shenja rrëmbimi në bodrumin e pallatit dhe nisën hetimet duke përdorur të gjitha mjetet që kishin në dispozicion. Vajza u gjet pak larg shtëpisë së saj, brenda një valixheje plastike, e lidhur në kyçet e këmbëve dhe kyçet e dorës, me shirit izolues rreth fytyrës dhe disa prerje në zonën e qafës. Një autopsi e kryer të shtunën tregoi vdekjen nga asfiksia./Përshtati Liberale.alMeurtre de Lola: ce que l'on sait de la principale suspecte au cœur de l'enquête pic.twitter.com/ZA2fpmu7u3
— BFMTV (@BFMTV) October 17, 2022
