Sport

Zidane duhet të presë, Didier Deschamps nuk jep dorëheqjen

Shkruar nga Liberale
Zidane duhet të presë, Didier Deschamps nuk jep dorëheqjen

Ndryshe nga trajneri i Holandës, Frank De Boer, që u dorëhoq, ai i Francës, Didier Deschamps, do të qëndrojë në drejtim të kombëtares, e cila është eliminuar në mënyrë të papritur në 1/8-at e Euro 2020.

Prestigjozja “Le Parisien” shkruan se Dechamps do të qëndrojë në krye të gjelave edhe për Botërorin 2022 që zhvillohet vitin tjetër në Katar. Më saktë, trajneri që udhëhoqi Francën deri në fitimin e Kupës së Botës, kërkon një tjetër triumf, për ta mbyllur ndoshta me nder dhe jo si në Euro 2020.

Kritikat ndaj tij menjëherë pasi Zvicra e eliminoi u shtuan shumë, madje media të ndryshme raportojnë se ka pasur përplasje edhe me disa futbollistë, kryesisht me Giroud dhe Rabiot.

E mendua se ai do të jepte dorëheqjen, madje menjëherë u lakua edhe kandidati kryesor, Zinedine Zidane, por Deschamps do të vijojë për të paktën edhe 1 vit e gjysmë, duke qenë se Botërori i ardhshëm zhvillohet në dhjetor.

Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, do të ketë një “sqarim” në ditët e ardhshme mbi zhgënjimin e madh për Europianin, por kjo nuk do të ndikojë në të ardhmen e afërt të trajnerit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH