Glauk Konjufca u zgjodh kryetar i Parlamentit të Kosovës, por konstituimi i Kuvendit të dalë nga 6 tetori u bë pa një marrëveshje politike ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike. P
rej fillimit të negociatave ndërmjet dy partive është thënë se posti i kryetarit të parlamentit do t'i takonte Lidhjes Demokratike të Kosovës. Fati i qeverisë mbetet i paqartë, ndërsa Isa Mustafa paralajmëroi edhe daljen në opozitë.
Parlamenti i Kosovës zgjodhi kryetarin e ri. Me 75 vota për, 27 kundër dhe 6 abstenime, Glauk Konjufca u zgjodh kryetar i parlamentit të Kosovës.
Propozimi u hodh papritmas nga kryetari i kësaj lëvizjeje Albin Kurti dhe më pas parlamenti zgjodhi edhe nënkryetarët duke bërë që kjo të jetë zgjedhja më e shpejtë e udhëheqjes së tij që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.
Këto dhe shumë të tjera do t’i lexoni sot në Gazetën Liberale në print./Gazeta Liberale