“Gjermania do ende një Brexit me marrëveshje, por është përgatitur edhe për një skenar pa marrëveshje”, tha sot kancelarja gjermane, Angela Merkel, pas një takimi me kryeministrin holandez, Mark Rutte.
“Do t’i shohim propozimet me kujdes. Ende nuk mund të them gjë. Do t’i vlerësojmë bashkërisht. Është e rëndësishme që të qëndrojmë të bashkuar, që të 27 vendet. Kemi besim te Michael Barnier. Do të vazhdojmë ta diskutojmë”, shtoi ajo.
Ndërkohë, kryeministri anglez, Boris Johnson dërgoi më në fund planin e tij për Brexit. Ai kërkon një kompromis të drejtë dhe të arsyeshëm dhe paralajmëroi se nëse nuk arrijnë një lloj marrëveshje, ka për të qenë dështim i madh i udhëheqjes shtetërore në të gjitha vendet.
Boris Johnson tha se do të bojkotojë një samit të rëndësishëm të BE-së që do të mbahet pas dy javësh nëse udhëheqësit e BE-së nuk e marrin seriozisht marrëveshjen e tij përfundimtare, e cila ka dhe një plan me pesë pika që përfshin edhe kontrolle doganor enë territorin e Irlandës./Gazeta Liberale