Ronaldo - pesë herë fituesi i Topit të Artë dhe golashënuesi më i mirë në botë i shekullit XXI (2001-2020), ka një vlerë neto prej 500 milionë dollarë.
Për të mos përmendur faktin se, CR7 u bë gjithashtu futbollisti i parë që fitoi më shumë se 1 miliard dollarë në karrierën e tij. Vetëm të ardhurat nga jashtë fushës i sigurojnë atij më shumë se 40 milionë dollarë në vit. Vlerësohet se Ronaldo merr rreth 1 milion euro për një postim në rrjetet sociale, në Instagram dhe Facebook.
Në vitin 2009, Cristiano u transferua te Real Madrid dhe transferimi i tij ishte një nga transferimet më të shtrenjta të futbollit, me vlerë 94 milionë euro.
Sipas raportimeve, Cristiano Ronaldo do të kthehet këto ditë në Angli për të diskutuar të ardhmen e tij me Manchester United. Megjithatë, klubi deklaroi se Ronaldo “nuk ishte në shitje” dhe ai nuk ka gjasa të ndryshojë klubin së shpejti.
Për arsye familjare, Ronaldo humbi turneun parasezonal të United, në Tajlandë dhe Australi, nën trajnerin e ri, Erik ten Hag.
Krahas kësaj, Cristiano është vlerësuar edhe me Topin e Artë të Kupës së Botës për Klube FIFA (2016), Topin e Argjendtë të Kupës së Botës FIFA (2008, 2014 dhe 2017), si dhe lojtari më i mirë i vitit nga FIFA (2008, 2013, 2014, 2016, 2017). ), etj.
Janë përmendur vetëm disa nga trofetë dhe të ardhurat e lojtarit portugez, një ndër njerëzit më të suksesshëm dhe më të famshëm në botë . /Liberale.al/