Aktualitet

Yuri Kim dhe Luigi Soreca tek Kushtetuesja para se të mblidhet KED

Shkruar nga Liberale
Yuri Kim dhe Luigi Soreca tek Kushtetuesja para se të mblidhet KED

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ishin sot paradite në Gjykatën Kushtetuese.

Takimi vjen pak kohë para mbledhjes së thirrur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Kjo është mbledhja e parë e KED-së pas largimit të Ardian Dvoranit dhe ka të bëjë me ëmërimin e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

Në këtë mbledhje pikat janë: Diskutime dhe vlerësime në lidhje me rekomandimet e bëra nga Komisioni i Venecias në Opinionin nr.978/2020, datë 19 qershor 2020 “Për Emërimin e Gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese” përsa i takon veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

2.Të tjera që lidhen me vijimësinë e përgatitjes së çështjeve të shortuara.

Ky këshill bën me dije se mbledhja e radhës do të organizohet në ambjentet e Gjykatës së Lartë.

Ndërkohë Presidenti Ilir Meta dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi zhvilluan sot një takim ku u dakordësuan nevojën për ta kthyer sa më shpejt në funksionale Gjykaten Kushtetuese.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH