Kosova

Vritet pas sherrit që nisi për borxhin, katër vëllezër në pranga  

Shkruar nga Liberale
Vritet pas sherrit që nisi për borxhin, katër vëllezër

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në tregun e druve dhe motivi që çoi deri në vrasje dyshohet të ketë qenë një borxh.

Mosmarrëveshja mes disa personave që dyshohet se nisi për një borxh sot në Balincë të Malishevës, përfundoi me fatalitet, ku për pasojë humbi jetën tragjikisht i riu Shkodran Krasniqi. Për vrasjen e tij, tashmë janë arrestuar katër persona, vëllezër, të cilët dyshohen se janë të përfshirë në ngjarje.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se të dyshuarit që përfunduan në pranga të Policisë janë katër vëllezër të familjes Gashi, të cilët u përfshinë në përleshjen fizike me viktimës, që i parapriu të shtënave me armë.

Lidhur me rastin, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku po kryejnë bastisje, teksa është sekuestruar një armë zjarri.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH