Policia e Shtetit ka publikuar ditën e sotme një tjetër person nga lista e më të kërkuarëve në Shqipëri. Ai është shtetasi Gjovalin Lesi, i dënuari me burg përjetë
Në datën 21 tetor 1997, në fshatin Rrasfik, Rubik, Mirditë, shtetasi Gjovalin Lesi ka vrarë me armë zjarri shtetasit M. Gj. (e motra) dhe A. Gj. (dhëndri).
Shtetasi Gjovalin Lesi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mirditë, për veprat penale "Vrasja me paramendim" dhe Armëmbajtja pa leje"./Gazeta Liberale