Aktualitet

Vrau me thikë djalin e xhaxhait, ekstradohet nga Britania 35-vjeçari

Shkruar nga Liberale
Vrau me thikë djalin e xhaxhait, ekstradohet nga Britania 35-vjeçari

Interpol Tiranës në bashkëpunim me Interpol Manchester/Britani e Madhe, ka bërë të mundur arrestimin dhe ektraimin e shtetasit Granit Shehu.

Ai është dënuar me 16 vite burg nga drejtësia shqiptare, pasi në 2015 vrau me thikë djalin e xhaxhait të tij, Milazim Shehun në zonën e Bathores.

Njoftimi i policisë

Kapet në Londër një tjetër i kërkuar për vrasje, falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologët.

Ekstradohet nga Londra 35-vjeçari nga Kukësi, i dënuar me 16 vite burg për vrasje.

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Londra/Mbretëria e Bashkuar, drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Granit Shehu, 35 vjeç, lindur në Kukës.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me vendim të formës së prerë më datë 03.10.2018 e ka dënuar me 16 vite burg për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi Granit Shehu në vitin 2015 në Kamzë në Tiranë, pas një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me mjete prerëse shtetasin M. Sh.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Manchester/Britani e Madhe, u bë i mundur arrestimi i tij në Britani të Madhe, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH