Aktualitet

Vrau ish-dhëndrin, zbardhet dëshmia e 52-vjeçarit

Shkruar nga Liberale
Vrau ish-dhëndrin, zbardhet dëshmia e 52-vjeçarit

Zbardhen detaje të reja nga vrasja, që tronditi ditën e sotme Tiranën, ku shtetasi Mexhit Picari ekzekutoi ish-dhëndrin e tij, Kudret Saliaj, ndërsa i plagosur mbeti edhe avokati i viktimës, Adriatik Cama.

Sipas Picarit, kërcënimet e vazhdueshme të viktimës e kanë detyruar atë që të mbajë armë me vete. Sot, 52-vjeçari ka thënë para hetuesve se ka shkuar te gjykata për të shoqëruar të bijën në seancën gjyqësore, por viktima është afruar dhe ka ofenduar vajzën, duke bërë që ai ta qëllojë për vdekje me disa plumba.

"Me Kudretin kishim konflikte te vazhdueshme prej muajsh. Pasi u nda nga vajza dhe ma solli ne shtepi pa e lejuar te shohe femijet ai ka vijuar te na kercenoje dhe ofendoje. Ka ardhur tek shtepia dhe tek biznesi disa here. Per shkak te kercenimeve une mbaja armen me vete. Sot kam shkuar te shoqeroja vajzen per ne gjykate sepse kishte seancen. Aty u perballa me Kudretin. Ai ofendoi vajzen time dhe une e qellova. Pas krimit kam hedhur armen dhe jam larguar drejt Unazes se Re ne shtepine e motrës”, ka thënë Picari

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH