Kosova

Vrasje me armë zjarri, në Prishtinë

Shkruar nga Liberale
Vrasje me armë zjarri, në Prishtinë

Një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri në lagjen Kolovicë të Prishtinës.

Viktima me inicialet F.B., mosha e të cilit ende nuk është bërë e ditur, nuk mundi dot t’i shpëtojë plagëve të marra e për pasojë ndërroi jetë në spital.

Policia bën me dije se për ngjarjen ka arrestuar një person dhe është sekuestruar një armë gjuetie me të cilën dyshohet se autori vrau viktimën.

“Viktima F.B. mashkull, nuk ka arritur të përballoj plagët e shkaktuara dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person dhe ka sekuestruar një armë gjuetie që dyshohet të jetë përdor në rast” tha policia.

Po punohet për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje, njoftoi policia.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH