Aktualitet

Vrasja në Sarandë, sherri ndodhi për një vend parkimi

Shkruar nga Liberale
Vrasja në Sarandë, sherri ndodhi për një vend parkimi

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Sarandë, (17 Gusht) ku humbi jetën 41-vjeçari Klodian Bakia, pasi u godit me thikë në zemër nga 24 –vjeçari, i identifikuar si Xh.T.

Sherri mes të dyve që si pasojë përfundoi me vdekjen e Bakiajt, nisi për një vend parkimi. Mësohet se 24-vjeçari ishte kamarier në një restorant në Sarandë, ndërkohë Bakia ka parkuar makinën e tij para objektit.

Ndërkohë i riu pas kanë debatuar me Bakiajn për lirimin e vendit e parkimit e ka qëlluar dy herë me thikë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, në lagjen Nr.1, në Sarandë ku Bakia është goditur me një thikë në zemër, e për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Sakaq, është shpallur në kërkim nga policia 24-vjeçari. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH