Aktualitet

Vrasja në Klos, nënë e bijë me probleme të shëndetit mendor

Shkruar nga Liberale
Vrasja në Klos, nënë e bijë me probleme të

Një konflikt i nisur mes anëtarëve të një familjeje në Klos përfundoi me vrasjen e kryefamiljarit. Ylber Lezi, 47 vjeç dyshohet se u godit me sende të forta nga bashkëshortja dhe vajza e tij, të cilat u shoqëruan nga policia. Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e të dielës rreth orës 22:00 në fshatin Gurrë e Vogël.

Ende nuk dihet shkaku i vrasjes, ndërsa ishin fqinjët ata që pasi dëgjuan britmat në familjen Lezi njoftuan policinë.

Në pamundësi për tu futur në banesë, pasi bashkëshortja e viktimës, 41-vjeçarja Mine Lezi refuzoi të hapte derën uniformat blu hynë brenda me forcë, ku dhe më pas zbuluan trupin e pajetë të kryefamiljarit.

Familja Lezi, sipas banorëve të zonës, kishte shpesh konflikte pasi jetonte në kushte tejet vështira ekonomike.

Viktima Ylber Lezi ishte përdorues i rregullt i alkoolit, ndërsa bashkëshortja Mine Lezi 41-vjeç dhe vajza e tij, Aida Lezi 21 vjeç, vuanin nga probleme të shëndetit mendor, shkruan Vizion Plus.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH