Pas transferimit të dosjes "Azem Hajdari" nga Gjykata Penale e Tiranës në Gjykatën për Krime të Rënda, i pandehuri i kësaj çështjeje Izet Haxhia është shoqëruar në Prokurorinë për Krime të Rënda në orën 10.30.
Vetë Izet Haxhija ishte dakord me prokurorinë që çështja t'i kalonte Krimeve të Rënda. Haxhia akuzohet për vrasjen e Azem Hajdarit, ngjarje kjo e ndodhur më 12 shtator të vitit 1998.