Një aksident ka ndodhur këtë të diel, në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë.
Një 23-vjeçare më inicialet H. M., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë është përplasur me 6 automjete të parkuara, ku janë shkaktuar dëme materiale.
Shtetasja H. M, aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.