Katy Perry u përball me një incident në “Variety’s Power of Women” në Los Angeles, ku duhej të këndonte. Mirëpo, partneri i saj Orlando Bloom ishte aty për ta ndihmuar.
Këngëtarja kishte veshur një fustan mahnitës e të gjerë, por me një brez të ngushtë poshtë belit, që po i merrte frymën. Ajo kërkoi ndihmë nga Orlando për t’i zbërthyer korsenë që të këndonte lirisht.
“Orlando, a mund ta zbërthesh korsenë time? Është e ngushtë, nuk mund të këndoj”, tha ajo.
Bloom u ngjit në skenë me nxitim për të liruar veshjen e saj. “Tërhiqe deri në fund”, shtoi Katy.
Pasi mbaroi, Orlando e puthi butësisht në shpatull, ndërsa Katy e cilësoi si heroin e saj.
https://youtu.be/-xJehl7EjUg