Aktualitet

Video/ Meta me zv.kryeministrin e Kosovës në mesnatë në Thumanë

Shkruar nga Liberale
Video/ Meta me zv.kryeministrin e Kosovës në mesnatë në

Presidenti Ilir Meta njofton se në mesnatë ka qenë në Thumanë së bashku me zv.kryeministrin në detyrë të Kosovës, Fatmir Limaj.

Meta i ka falenderuar njësitet e specializuara nga Kosova dhe shkruan se kanë treguar kurajo të pashembullt.

Në mesnatë, së bashku me Zv.Kryeministrin në detyrë të Kosovës, z.Fatmir Limaj, pata kënaqësinë të takoja në Thumanë, njësitë e specializuara të emergjencës së Kosovës që po ndihmojnë banorët e kësaj zone të dëmtuar shumë rëndë nga tërmeti.

I falenderova me mirënjohje për solidarizimin, profesionalizmin dhe gatishmërinë e lartë, si dhe për kurajon e pashembullt që po na dëshmojnë, duke na bërë krenarë të gjithëve! FALEMINDERIT KOSOVË E DASHUR!”, shkruan Meta. /Gazeta Liberale

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/549409642543959/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH