Globi

Video/ Gorilla ‘shtrohet’ në spital, nuk shfaqi asnjë tension ndaj mjekëve

Shkruar nga Liberale

Koga, 34 vjeç, është një gorillë e ultësirës perëndimore dhe kontrollohet për problemet shëndetësore çdo vit . Një ekip i madh i mjekëve mblidhet për të bërë kontrollin dhe për t'u siguruar që gorilla nuk ka probleme, kur shfaq ndonjë problem shëndetësor, ose pas një afati kohor.

Imazhet e Kogës, e cila ka qenë në kopshtin zoologjik Buffalo në Nju Jork që nga viti 2007, janë marrë nga Christan Dobosieëicz, 30 vjeç.

Fotografitë tregojnë kafshën të shtrirë, ndërsa ekipi i mjekëve kontrollon shëndetin e tij.

https://videos.dailymail.co.uk/video/mol/2022/09/22/8206475770400427908/640x360_MP4_8206475770400427908.mp4

Kafsha e madhe shihet gjithashtu duke mbajtur dorën e njërit prej ekipit që bën ekzaminimin e tij, me shtatin e madh. Ekzaminimi i Kogës shkoi mirë nën syrin vigjilent të ekipit të madh të mjekëve.

'Koga është një baba shumë i mirë për gorillat e tjera në kopshtin tonë zoologjik. Është shumë i mirë me portierët dhe reagon mirë në seancat stërvitore si dhe në prapaskenë gjithmonë luan me fëmijët. Çdo dy vjet ai i nënshtrohet një ekzaminimi fizik për t'u siguruar që është i shëndetshëm dhe mirë. Mjekët i hedhin një vështrim për të kontrolluar sëmundjet e zemrës që mund të jenë të zakonshme tek këto kafshë, si dhe pjesëve të tjera të trupit të tij, duke përfshirë dhëmbët, sytë, nyjet dhe muskujt”. Interesant është fakti që gorilla nuk është tensionuar gjatë kontrolleve. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH