
Kosova regjistroi një tjetër ditë të stabilizuar për sa i përket pandemisë së koronavirusit që ka shkaktuar miliona viktima në të gjithë botën.
Vendi fqinj shënoi një tjetër ditë pa asnjë viktimë nga Covid-19 ndërsa të infektuarit e rinj ishin vetëm 15.
Kosovë po ecën mjaft mirë dhe me procesin e vaksinimit, ku vetëm në 24 orë u vaksinuan 7726 persona.
Aktualisht në vend janë 745 raste aktive me koronavirus.