Kosova

Vendimi i këshillit bashkiak të kryeqytetit: 50 euro në muaj kush adopton qentë e rrugës

Shkruar nga Liberale
Vendimi i këshillit bashkiak të kryeqytetit: 50 euro në muaj kush

Bashkia e Prishtinës njofton se me shumicë votash, këshilltarët e kuvendit komunal miratuan propozim vendimin për subvencionimin e personave fizik dhe juridik të cilët marrin në përkujdesje dhe mbajtje 1 qen apo më shumë.

Në njoftimin e Komunës së Prishtinës thuhet se shuma e propozuar është 50 euro në muaj.

“Adoptimi është mënyra më humane e trajtimit të qenve“, tha para këshilltarëve komunal kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Ndërsa drejtori për siguri dhe emergjenca, Lulzim Fushtica, ka treguar se cili është qëllimi final i këtij vendimi.

“Me këtë vendim parashihet që të zvogëlohet numri i qenve endacak në rrugët e qytetit“.

Pas miratimit, pritet të nisë zbatimi i këtij vendimi.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH