Mjeku Gjinekolog Ardian Kadefçiu, i cili ndoqi shtatzaninë e Rexhina Debroves, 25 vjeçares që ndërroj jetë pas lindjes, është larguar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Burime për Report TV bëjnë me dije se mjeku ka disa muaj që është larguar drejt SHBA së bashku me familjen, ndërsa ka nxjerrë në shitje edhe klinikën e tij.
Mjeku ishte nën hetim nga Prokuroria për dy akuza, ajo e neglizhencës dhe e mjekimit të pakujdesshëm.
Ndërkohë ditën e djeshme, kur bëheshin 6 muaj nga vdekja e së resë, bashkëshorti i saj paralajmëroi mjekët se do të bëjë vetëgjqyësi dhe se gjilpëra që u përdor për Rexhinën gjatë lindjes do të ngulet në syrin e tyre.
Postimi i tij
Erdhi ora.
6 muaj pa frymën , zërin , buzëqeshjen , jetën e Rexhinës.
Ardjan kadaifçiu dhe Blerta arapi më keni vrarë shpirtin , më keni nxirë gjakun…
Ardjan kadaifçiu je shkaktari i parë dhe kryesor për vdekjen e Rexhinës..nuk kam harruar se në atë orë te zezë ke ngritur duart lart dhe më ke thënë më vrit…më ke përmendur gjithashtu mungesën e kardiologut dhe gabimin që mund të jetë bër me gjilpërën..ajo gjilpërë që shpejt do të ngulet në sy..
Blerta Arapi tii njerii i zii ..ti vrasëse e pashpirt si guxove e le Rexhinën vetem kur ajo të thoshe “Po më mbahet fryma”
Sii guxovee
Erdhe tek unë e gëzuar ..i fute vet duart në portofolin tim more sa deshe nga aty e pastaj e buzëqeshur hyre brënda dhe e gjete Rexhinën të nxirë..të pajetë!
Cfarë bëre me ato para?..-ia dhe djalit tënd!
Qetësia dhe heshtja jon jan dhurata ime për ju.
Dhimbja e përgatitur për ju..do te jetë qetësia e të ardhmes time…/Gazeta Liberale