Showbiz

Vazhdimi i 'Sex and the City', ja kur fillon sezoni i dytë dhe çfarë kthesash mund të presim

Shkruar nga Liberale
Vazhdimi i 'Sex and the City', ja kur fillon sezoni i dytë dhe
Sezoni i dytë i "And Just Like That" vjen më 22 qershor, siç njoftoi HBO Max, i cili madje publikoi posterin e parë të ciklit të ri të episodeve, me Sarah Jessica Parker, Cynthia Nixon, Kristin Davis dhe pjesën tjetër protagoniste rreth një tavoline. Parker dominon në qendër me një fustan me një lule të theksuar, Nixon pozon me një fustan kadife ngjyrë vjollce me jakë, ndërsa Davis ka zgjedhur për këtë rast një fustan rozë me mëngë të theksuara dhe një rrip të hollë në bel. Në një xhaketë sportive koralesh dhe shumë unaza ari shohim Nicole Ari Parker, e cila luan Lisa Todd Wexley, Karen Pittman vesh një bluzë me vija, ndërsa Sarita Choudhury, këmishë shampanjë duke pirë, çfarë tjetër, shampanjë. Në sezonin e ri kemi edhe rikthimin e Sara Ramirez, të cilën e takuam në rolin e Che Diaz me të cilën “And Just Like That” përfaqëson komunitetin LGBTQ+. Ajo që dimë është se John Corbett po kthehet në rolin e një tjetër interesi të madh dashurie të Carrie, Aidan Shaw. Në çdo rast, siç ka komentuar Parker në një postim të ri: “Pavarësisht se çfarë të sjell jeta, gjithmonë mund të mbështetesh te miqtë e tu më të ngushtë”.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by HBO Max (@hbomax)

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH